O sot, o kurrë!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU
O SOT, O KURRË! …
Urime fitoren motra e vëllezër shqiptarë të Maqedonisë Veriore të zgjedhjeve të 15 korrikkut të 2020-tës ! Ne shqiptarë si çdoherë edhe këtë herë kemi pritur një fitore shumë më të madhe se sa këtë që kemi arritur nga të gjitha subjektet politike shqiptare dhe të fitojmë edhe shumë më tepër deputetë shqiptarë që do të na përfaqësonin në parlament, por kjo që është qoftë e mbarë edhe me këta përfaqësues nëse do të jenë të unifikuar gjithnjë me votën e tyre do të arrijmë diçka në intersin tone kombëtarë dhe bashkarisht do të i arrijmë edhe shumë gjëra të pazgjidhura për të qenë si komb shtetformues dhe të barabartë njëherë e përgjithmonë me palën maqedonase. Një bashkim i këtillë është dashur të bëhej para zgjedhjeve të 15 korrikut, por ja që bajraktarizmi, kapricat individuale, grupore, klanore dhe…, për fat të keq gjithnjë i kemi vendosur para atyre kombëtare. Ajo që të shpëton nga dora është vështirë më të kapet, kështu që ne me shumë vetëdije lëshuam nga dora shumë gjëra dhe nuk arritëm kur të unifikohemi së bashku për realizimin e qëllimeve tona, por tani besoj se është koha e fundit që të gjithë liderët të ulen së bashku në një tavolinë dhe të ia zgjatin dorën njëri tjetrit dhe të e bashkojnë votën shqiptare për intresat tona të përbashkta.
O, sot, o kurrë!…
Liderët e partive shqiptare duhet të i bashkojnë votat e popullit të tyre, sepse nëse edhe këtë herë nuk e bëjmë një gjë të këtillë do i mallkoj Zoti! Do të i mallkojë toka dhe qielli! Do të mallkojnë pasardhësit tanë që do të vijnë brez pas brezi! Do i mallkojnë plagët e luftëtarëve të lirisë! Do i mallkojnë gjymtyrat e invalidve të luftës! Do i mallkoj gjaku i Dëshmorëve të Atdheut! Do i mallkojnë edha ata që po kalben burgjeve!
Tani më 15 korrik 20020 populli ua dha verdiktin. Hapni sytë! Përvjelni mangat! Bashkohumi të gjithë së bashku me votat që ua dha populli! Mos u mashtroni siç u mashtruat shumë herë për poste, kolltuqe dhe!…
E keni shansën për të e treguar veten, o sot, o kurr. Bashkojeni votën e shqiptarëve dhe veproni si një trung e jo si degë të ndara nga trungu. Edhe njëherë ju bëjë thirrje juve liderë të partive politike shqiptare që të i harroni më interesat partiake, individuale, grupore, klanore dhe! … Koha për bashkimin e votës shqiptare është, o sot, o kurrë!..

Marketing

Mgid