Obama falënderon Biden, por… nuk e mbështet Harris për garën presidenciale në SHBA

Barack Obama ka falënderuar dhe përgëzuar Joe Biden, por nuk ka mbështetur Kamala Harris për të udhëhequr Partinë Demokratike në garën presidenciale.

Marketing

Ai tha në një deklaratë: Ne do të lundrojmë në ujërat e paeksploruara në ditët në vijim. Por kam besim të jashtëzakonshëm se liderët e partisë sonë do të jenë në gjendje të krijojnë një proces nga i cili do të dalë një kandidat i shquar.

Ai e quajti zotin Biden një nga “presidentët më të rëndësishëm të Amerikës”, si dhe një “mik dhe partner të dashur” për të.