Obeziteti problem në Maqedoni!

Nën moton “Ndryshimi i sistemeve për një jetë më të shëndetshme” u shënua Dita Botërore e Obezitetit në Klinikën për Endokrinologji, Diabet dhe Çrregullime Metabolike. Mjekët paralajmërojnë se obeziteti është një sëmundje kronike, e rëndë, komplekse, e cila nëse nuk njihet në kohë mund të çojë në shfaqjen e rreth 200 sëmundjeve të tjera kronike. Ata apelojnë për të rritur ndërgjegjësimin se çdo person obez duhet të vizitojë mjekun në kohën e duhur për të trajtuar obezitetin e tij.

Marketing

 

“Obeziteti nuk është një sëmundje individuale dhe të gjithë së bashku, përfshirë mjekët, Fondin e Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik, duhet të përballemi me këtë sëmundje kronike. Është e parandalueshme, sepse duke e parandaluar atë, ne parandalojmë sëmundje të tjera kronike jo të transmetueshme, si diabeti i tipit 2, rreth 215 milionë njerëz në botë kanë diabet për shkak të obezitetit, pastaj sëmundje të zemrës, hipertension – mbi 200 milionë njerëz kanë presion të lartë të gjakut për shkak të obezitetit, rreth pesë milionë njerëz vdesin për shkak të obezitetit, 100 mijë vdesin çdo vit nga dhjamosja.”, – theksoi endokrinologu, Irfan Ahmeti.

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se pacientët do të mund t’i nënshtrohen operacionit nëse janë obezë dhe kanë indikacion për operacion.

“Përveç dy qendrave të obezitetit, nga Klinika mora informacion se së shpejti do të kemi një ambulancë të ngjashme në Prilep për të ofruar trajtim dhe rekomandime për personat e asaj kategorie. Shpresoj se do të hapen edhe në spitale tjera klinike në të gjithë vendin. Ne si Ministri, së bashku me Fondin, do të ofrojmë trajtim për pacientët me diabet dhe obezitet, të cilët trajtohen me terapi specifike. Këtë vit ky numër do të rritet për 200 pacientë më shumë,”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Sipas statistikave në RMV, mbi 30 deri në 35 për qind e njerëzve janë obezë dhe mbi një miliard në mbarë botën. Në 10 vjet, sipas projeksioneve, ky numër pritet të rritet me 50 për qind, domethënë 1.5 miliardë njerëz.