Objektiva për referendumin 2018:Të rinjve u duhet një Maqedoni evropiane

Po zgjedhim të jemi pjesë e botës demokratike që të krijojmë mundësi për jetë më të mirë për fëmijët tanë. Më lehtë të gjesh punë me profesion në Maqedoni, pagat në vazhdimësi do të rriten, ndërsa me atë edhe standardi i jetesës do të përmirësohet, këto janë një pjesë e objektivave që mbështetësit e referendumit, para së gjithash përfaqësuesit e lartë qeveritarë, i theksuan gjatë paraqitjeve të djeshme në më shumë vende në shtet.

Marketing

Sipas tyre, me anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian të rinjtë do të kenë perspektiva të reja, mundësi të pakufizuara për udhëtim dhe fitimin e arsimit cilësor dhe praktikës nëpër Evropë.

Diplomat nga arsimimi do t’u pranohen kudo në Evropë, do të munden më lehtë të gjejnë punë për nga profesioni këtu në Maqedoni, ndërsa do të kenë edhe mundësi të barabarta për pjesëmarrje në tregun evropian dhe ekonominë digjitale evropiane si bashkëmoshatarët e tyre prej vendeve evropiane.
Me rritjen e konkurrencës së të rinjve në tregun e punës në Maqedoni, siç theksojnë mbështetësit në referendum, do të zvogëlohet papunësia e të rinjve, emigrimi i të rinjve dhe largimi i “trurit” nga shteti.

Anëtarësimi në BE, siç thonë ata, do të ndikojë në mënyrë pozitive në ekonominë e vendit, duke e përfshirë edhe fondin pensional, do ta rrisim cilësinë në tregun e punës në Maqedoni që drejtpërdrejt do të çojë drejt kushteve për investime të reja, vende të reja pune dhe paga më të larta.
Mbështetësit e referendumit janë unanimë se nuk nevojitet më shumë pasiguri dhe izolim, pasi të rinjtë tanë meritojnë të ardhme më të mirë.

Të rinjtë tanë duhet të kenë mundësi për arsimim, punë dhe zhvillim personal, ashtu siç kanë bashkëmoshatarët e tyre në mbarë Evropën. Për këtë, sipas mbështetësve të referendumit, është e domosdoshme të bëhemi anëtarja e plotfuqishme e BE-së.

Anëtarësimi në BE, siç theksojnë, do të thotë edhe mundësi e pakufizuar për udhëtim, nxënie e arsimit cilësor dhe fitim i praktikës dhe diplomave të cilat do të njihen kudo në Evropë.
“Nuk duhet të shikojmë më larg se fqinjët tanë dhe do të shohim se në Bullgari dyfish u rritën pagat, se në Rumani dyfish u zvogëlua papunësia e të rinjve, të shohim se në Mal të Zi vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij pasi u bë anëtare e NATO-s më shumë se dy herë u rritën investimet e drejtpërdrejta të huaja. Kur t’i shohim të gjitha këto të dhëna do ta sjellim konstatimin logjik se anëtarësimi në NATO do të na e përforcojë shtetin, do të na i sigurojë kufijtë, do ta garantojë stabilitetin, ndërsa anëtarësimi në BE do t’u japë të rinjve të Maqedonisë, të rinjve tanë dhe fëmijëve mundësi t’i kenë përfitimet e njëjta të cilat i kanë të rinjtë dhe fëmijët në BE – arsimim më të mirë, mundësi për arsim në shtete të tjera, mundësi për punë më të mirë dhe mundësi për pagë më të mirë”, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dje në Strumicë.

Me integrimin në BE, të rinjtë tanë fitojnë studime falas, këmbim dhe trajnim përmes Erazmus+ dhe programeve të tjera. Në Kroaci siç theksojnë punësimi tek të rinjtë është rritur prej 26,4 për qind në vitin 2013 në 43,1 në vitin 2017.
Me programin Erazmus+, mbi katër milionë të rinj nga Evropa, në mesin e të cilëve të rinjtë nga Maqedonia kanë mundësi për mobilitet akademik, fitimin e aftësive, sport, trajnime, mësim për kultura të ndryshme dhe ndërtimin e vlerave të përbashkëta evropiane.

Programi Erazmus+ i investon mbi 14 miliardë euro në arsimin profesional dhe të zanateve, si edhe arsimimin e të rinjve në cilëndo pjesë të Evropës.

Sipas mbështetësve të referendumit një prej projekteve kryesore të BE-së për të rinjtë është Garancia e të rinjve, e cila është pjesë e Shtyllës evropiane për të drejta sociale.
Deri më tani, BE i ka investuar 8,8 miliardë euro në Garancinë e të rinjve.

Nga viti 2014 e këtej, çdo vit 3,5 milionë të rinj në mbarë Evropën janë shfrytëzues të Garancisë së të rinjve. Gjysma prej tyre janë në marrëdhënie pune apo në proces arsimor 12 muaj pasi janë bërë përdorues të garancisë së të rinjve.

Marketing