Objektivi i Skënderbeut

Vangjel Zguro është shprehur se tashmë te Skënderbeu është rikthyer besimi. Për “Gol pas Goli”, mbrojtësi i Skënderbeut është shprehur se objektivi i skuadrës është që çështjen e mbijetesës të zgjidhet para ndeshjes me Bylisin.

“Është kthyer besimi te ekipi, duket kjo te ndeshjet e fundit. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Duke qenë se jam më i madhi në ekip, mundohem që t’iu flas më shumë lojtarëve, diçka që ma ka thën ë edhe trajneri.

Ndeshja me Ballshin është kryesorja për ne. Objektivi ynë është ta zgjidhim mbijetesën poara ndeshjes me Bylisin.

Marketing

Ndeshjet në shtëpi? Sot kishim një kundërshtar të vështirë përballë. Shumica e ekipit janë çuna të rinj dhe ndoshta ka ndikim, fakti që luajmë në shtëpi.”, tha Zguro.