OBSH: Efektet e pandemisë do të ndihen për dekada

Shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se efektet e pandemisë Covid-19 do të ndihen për dekada të tëra dhe miliona vetë në mbarë botën do të jenë të prekshëm ndaj virusit,

Marketing

“Pandemia është një krizë shëndetësore që ndodh një herë në shekull, efektet e së cilës do t’i ndjejmë për dekada me radhë. Miliona njerëz në mbarë botën do të preken nga virusi, edhe në zonat që kanë përjetuar valë të tjera pandemie. Shumë vende besojnë se e kanë kaluar më të keqen, por tani përballen me një tjetër valë. Edhe pse vaksina po zhvillohet me një shpejtësi rekord, ne do të na duhet të jetojmë me këtë virus dhe do të na duhet të luftojmë me çdo armë që kemi”, tha shefi i OBSH-së, pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave.

OBSH-ja zhvilloi mbledhjen e radhës pas shifrave gjithnnjë e në rritje nga shtetet më të prekura, teksa numri global i të infektuarve me Covid-19 arriti 17,5 milionë.

SHBA mbetet vendi me numrin më të madh të të prekurve ndërsa Amerika e Jugut është kthyer në epiqendrën e shpërthimit.