OBSH: Ekspertët do të kthehen në Kinë për të hetuar origjinën e KOVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se ekspertët ndërkombëtarë do të kthehen në Kinë për të vijuar hetimin e origjinës së COVID-19.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur nga shefi i urgjencës së OBSH-së Mike Ryan, i cili deklaroi se Pekini se do të lehtësojë operacionet në terren.

Ai tha se në Kinë është kryer një punë e jashtëzakonshme kërkimore, por është e nevojshme që ekspertët ndërkombëtarë të shkojnë atje për të verifikuar të dhënat dhe për tu siguruar në lidhje me cilësinë e studimeve.

Në muajin korrik një ekip nga agjencia e Kombeve të Bashkuara shkoi në Kinë për të hetuar origjinën e COVID-19, ndërsa që atëherë asnjë ekspert ndërkombëtar nuk ka shkuar për të hetuar.

Ndërkohë, studime epidemiologjike po kryhen nga studiuesit kinezë në një treg të prodhimeve të detit në qytetin qendror kinez Wuhan.

Kujtojmë se koronavirusi i ri u identifikua për herë të parë në Wuhan në dhjetor të vitit të shkuar. Ai ka infektuar rreth 59 milionë njerëz dhe ka rezultuar fatal për 1.4 milion prej tyre.