Përhapja në mbarë botën e shpërthimeve të koronovirusit nga Kina mund të frenohet dhe kontrollohet, tha sot Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), por vetëm me përgjigjen e bashkërenduar të të gjitha qeverive botërore.
“Ne i nxisim të gjitha vendet të veprojnë me shpejtësi, gjithëpërfshirje dhe me vendosmëri të qartë,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Gebrejesus në një konferencë në selinë e OBSH-së në Gjenevë.
Tedros shprehu shqetësimin se disa vende nuk e morën këtë sa duhet seriozisht ose vendosën se nuk mund të bënin asgjë.
“Kjo nuk është një kohë për të hequr dorë. Kjo nuk është një kohë për justifikime. Kjo është një kohë për të kapërcyer të gjitha pengesat, “tha ai.