OBSH-ja këshilla të reja në trajtimin e Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetit, ka publikuar ditën e sotme këshillat  e reja në trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19, përfshirë edhe ata që vazhdojnë të shfaqin simptoma pas shërimit, raporton Reuters.

Marketing

“Këshilla e re në përditësimin e sotëm është që personat të cilët kanë Covid-19 dhe po trajtohen në shtëpi, duhet të masin vazhdimisht nivelet e oksigjenit për të parë nëse gjendja ka përmirësim apo duhet trajtuar në spital,” tha zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris.

OBSH gjithashtu ka njoftuar se rekomandon përdorimin e barnave në doza të vogla, kundër mpiksjes së gjakut.

Margareth Harris, ka konfirmuar në konferencën e sotme për gazetarët në Gjenevë, se ekipi i ekspertëve nga OBSH-ja që aktualisht gjendet në qytetin kinez Wuhan për të zbuluar origjinën e virusit, duhet  të braktisin qendrën e karantimit për të vazhduar me punën e tyre.

Harris ka refuzuar të komentoj raportimet për shtyrjen e vaksinimit në vendet e Bashkimit Evropian.

Ajo shfrytëzoi rastin për të theksuar se nuk ka të dhëna konkrete, ku prioritet i OBSH-së mbeten punonjësit shëndetësorë në të gjitha vendet  dhe shpreson që në 100 ditshin e parë të këtij viti të vaksinohen ata.