OBSH: Koronavirusi më i rëndë se gripi stinor, vdekshmëria 3.4 përqind

Koronavirus shkakton një gjendje shëndetësore më të rëndë se gripi stinor. Në nivel global vdekshmëria ka mbërritur në 3,4%, ndërkohë që gripi stinor ka një vdekshmëri më pak se 1% të numrit të personave të infektuar.

Marketing

Kështu ka nënvizuar Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke shpjeguar që nëse popullata ka krijuar imunitet ndaj gripit stinor, ky është një virus i ri, ndaj të cilit askush nuk është imun. “Kemi vaksina dhe terapi për gripin stinor, por nuk kemi asnjë vaksinë dhe asnjë trajtim për Covid-19″, ka bërë me dije OBSH, cituar nga ANSA.

Në të gjithë botën ka një mungesë të produkteve mbrojtëse, maskave e dorezave, ndërsa kompanitë duhet të rrisin me 40% prodhimin në mënyrë që të përballojë emergjencën, sikurse thuhet në një njoftim të OBSH, që pohon se kërkesën e lartë për këto produkte e kanë shtuar edhe fenomene si frika apo përdorimi i gabuar. Numri i personave që kanë ndërruar jetë në të gjithë botën ka arritur në 3.198, ndërsa numërohen rreth 93.455 persona të prekur dhe 50.700 të shëruar.

Ndërkohë, sipas OBSH mendohet se edhe paratë rrezikojnë të jenë shpërndarës të virusit. Paralajmërimi vjen nga një zëdhënës i OBSH, i cituar sot edhe nga BBC.

“E dimë që paratë qarkullojnë nga një dorë në tjetrën dhe mund të marrin çdo lloj bakteri apo virusi, ndaj ju sugjerojmë njerëzve të lajnë duart pasi prekin lekët dhe të mos prekin fytyrën”.