Agjencitë e OKB-së ofruan sot një pamje gjithnjë e më të dëshpëruar të jetës brenda Gazës, teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi të paktën 7300 vdekje, ku më shumë se 40% e të cilëve janë fëmijë.
OBSH citoi të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza dhe njoftoi se ka marrë detaje të rëndësishme për të vrarët.
“Ka pasur 18,482 lëndime. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë fëmijë”, raportoi OBSH. Agjencia ndër të tjera shtoi se 23 nga 35 spitalet ishin ende pjesërisht duke funksionuar, ndërsa qendrat e tjera shëndetësore u detyruan të mbyllen.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se 1,000 njerëz në Gaza kanë nevojë për dializë, 30 foshnja të lindura para kohe janë në inkubatorë dhe 2,000 pacientë me kancer kanë nevojë për trajtim urgjent. E gjithë kjo bëhet e pamundur pa karburant për të funksionuar gjeneratorët spitalorë, që po përballen me mungesa karburantesh.