Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dhënë dritën jeshile për përdorim vaksinës kineze Sinopharm. Kjo është vaksina e parë kineze e cila merr aprovimin nga OBSH për përdorim emergjent. Kreu i OBSH tha se Sinopharm bëhet vaksina e 6 që merr miratimin e tyre.
“Sot pasdite, OBSH i dha aprovimin e përdorimit urgjent vaksinës Sinopharm të Pekinit, duke e bërë atë vaksinën e gjashtë që merr miratimin e OBSH-së për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë. Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve për Imunizimin, , gjithashtu ka rishikuar të dhënat, dhe rekomandon vaksinën për të rriturit 18 vjeç e lart, me dy doza. ”
OBSH-ja deri më tani ka dhënë aprovimin për përdorimin emergjent të vaksinave që po bëhen nga Pfizer-BioNTech, Moderna, Johnson dhe Johnson, dhe AstraZeneca.
Përdorimi emergjent nga OBSH hap rrugën që vendet në mbarë botën të miratojnë dhe importojnë një vaksinë për shpërndarje, veçanërisht ato shtete pa një rregullator të tyre të standardeve ndërkombëtare.
Vaksina Sinopharm është tashmë në përdorim në 42 vende në të gjithë botën, e katërta pas AstraZeneca , ndërsa Pfizer-BioNTech dhe Moderna janë dy më të përdorurat në botë.
Ndërkohë një vendim pritet brenda pak ditësh dhe për Sinovac, një vaksinë e dytë e prodhuar nga Kina që tashmë përdoret në 22 vende, përfshirë Maqedoninë edhe Shqipërinë.