OBSH ngre shqetësimin ndaj lehtësimit të masave për Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje në lidhje me lehtësimin e masave që janë duke bërë shumë shtete. OBSH ngre shqetësimin se një veprim i tillë mund të sjellë ringjallje të virusit, ndërkohë që shumë vende kanë nisur planet për të dalë nga karantina. “Kjo nuk është koha të jemi të shkujdesur, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitur për një mënyrë të re jetese”, tha Dr. Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH për Paqësorin Perëndimor.

Marketing

Ai shtoi se qeveritë duhet të jenë vigjilente dhe të ndalojnë përhapjen e virusit, si dhe të ndalojnë me heqjen e shpejtë të karantinës apo të distancimit social, duke vepruar me hapa gradualë, për të ruajtur një balancë mes sigurisë së shëndetit të popullatës dhe funksionimit të ekonomisë.

“Ndërsa jemi duke kaluar një situatë të vështirë, jetët tona dhe sistemi ynë shëndetësor duhet që të jetë në funksion të ndalimit të përhapjes së sëmundjes, duke adaptuar dhe evoluar përgjatë situatës së pandemisë, së paku, derisa të gjendet vaksina. Ky proces do të jetë normalja jonë e re”, tha Kasai. Paralajmërimi i tij erdhi kur Gjermani filloi rikthimin në dyqane një muaj pas mbylljes.

Marketing