Ekspertët thonë se mungesa e shijes dhe nuhatjes mund të përmirësohet brenda një periudhe dy javore, por tek disa pacientë kjo gjendje mund të zgjasë edhe më shumë. Foto:Flickr
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha në një konferencë shtypi se bota mund të vërë nën kontroll pandeminë Covid 19 gjatë muajve të ardhshëm, nëse shpërndahen në mënyrë të drejtë mjetet e domosdoshme për ta luftuar sëmundjen.
Aktivistja për ndryshimet klimatike Greta Thunberg, iu bashkua konferencës virtuale nga Suedia. Ajo theksoi “nacionalizmin e vaksinave” dhe tha se është joetike që vendet e pasura po i japin përparësi vaksinimit të shtetasve të tyre të rinj përpara grupeve që rrezikohen nga koronavirusi në vendet në zhvillim.“
Ne kemi mjetet për të futur pandeminë nën kontroll brenda disa muajsh, nëse ato zbatohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë”, tha në fjalimin e tij kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebrejesys. Ai gjithashtu shprehu shqetësim për shkallën e lartë të përhapjes së Covid 19 tek personat e moshës 29 deri 59 vjeçare në mbarë botën, gjë që sipas tij mund të jetë për shkak të varianteve shumë më ngjitëse.“U deshën 9 muaj për të arritur një milion vdekje; 4 muaj për të arritur 2 milionë dhe 3 muaj për të arritur 3 milionë”, tha ai.
Aktivistja Thunberg tha që ndërsa një në katër persona në vendet e pasura tani është vaksinuar kundër Covid 19, vetëm një në më shumë se 500 njerëz në vendet e varfëra ka marrë njërën dozë.
“Nacionalizmi i vaksinave po udhëheq shpërndarjen e vaksinave”, tha ajo.”E vetmja gjë e drejtë morale është t’u jepet përparësi njerëzve që janë më të rrezikuarit, pa marrë parasysh se a jetojnë në një vend të pasur a të varfër”, shtoi aktivistja./Burimi:Top Channel