OBSh: Politikanët e Evropës kanë përgjegjësi morale për të trajtuar ndotjen e ajrit

Politikanët në të gjithë Evropën kanë përgjegjësi morale për të trajtuar urgjentisht ajrin e ndotur të rrezikshëm të kontinentit, sipas Maria Neira, drejtoreshë e departamentit të mjedisit, ndryshimeve klimatike dhe shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Marketing

Të mërkurën, një hetim i “Guardian” zbuloi se Evropa po përballet me një krizë të rëndë të shëndetit publik, me pothuajse të gjithë në kontinent që jetojnë në zona me nivele të rrezikshme të ndotjes së ajrit.

Ai zbuloi se 98% e njerëzve jetojnë në zona që tejkalojnë udhëzimet e OBSh-së për PM2.5 – grimca të vogla që lidhen me 400 mijë vdekje në vit. Pothuajse dy të tretat e njerëzve jetojnë me ndotje që është dyfishi i standardit të OBSh-së.

Neira tha se politikanët duhet të veprojnë me shpejtësi për të reduktuar shkallën dhe ashpërsinë e ndotjes.

Javën e kaluar Parlamenti Evropian votoi për miratimin e udhëzimeve të OBSh-së për PM2.5, por jo deri në vitin 2035.