OBSH: Pritet përhapje e shpejt e koronavirusit

Pandemia e koronavirusit në botë është duke përshpejtuar, me të enjten që ka regjistruar 150 mijë raste të reja.Përkatësisht, dje është shënuar dita me numrin më të madh të rasteve deri tash, ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkruan Reuters.“Gati gjysma e rasteve të raportuara ishin nga Amerika”, ka thënë ai në një konferencë, raporton tutje agjencia e lajmeve.

“Bota është në një fazë të re e të rrezikshme… Virusi po shpërndahet shpejt, është ende vdekjeprurës, dhe shumica e njerëzve me lehtësi mund ta marrin virusin”, ka thënë tutje ai.

Marketing

Deri tash, në gjithë botën, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, janë regjistruar 8.5 milionë njerëz të infektuar, e më shumë se 454 mijë të vdekur nga Covid-19.