OBSH pritet të shpallë kancerogjen embëlsuesin e pranishëm në mbi 6 mijë produkte

Ëmbëlsuesi aspartami mund të klasifikohet nga agjencia e OBSH-së e specializuar në kërkimin e kancerit, IARC, si një “kancerogjen i mundshëm njerëzor”. Lajmi, i parashikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, do të zyrtarizohet më 14 korrik me një vlerësim që do të publikohet më pas në revistën “Lancet Oncology”. Aspartami, i përdorur nga miliona njerëz, është i pranishëm në mbi 6000 produkte, nga pijet joalkoolike te kosi dhe deri te shurupet e kollës.

Marketing

Deri më sot, doza maksimale për konsum është vendosur në 40 mg në ditë për kilogram të peshës trupore. Por pas 40 vitesh përdorimi, pritet ky vlerësim i ri nga IARC, i cili së bashku me FAO-n do të duhet të rivlerësojnë dozën e sigurt për substancën.

Sistemi i klasifikimit të agjencisë së OBSH-së ka katër kategori. Grupi 1 është i destinuar për substancat për të cilat ka prova të mjaftueshme të kancerogjenit; Substancat e përfshira në grupet 2A ( mundësisht kancerogjene ) dhe 2B ( ndoshta kancerogjene ) konsiderohen potencialisht të afta për të nxitur zhvillimin e tumoreve, por me nivele të ndryshme fuqie të provave shkencore të disponueshme. Aspartami do të përfshihej në kategorinë e kancerogjenëve të mundshëm, në të cilin aktualisht janë 322 substanca.

Muajin e kaluar, OBSH kishte vendosur për këtë dhe ëmbëlsues të tjerë, duke këshilluar kundër përdorimit të tyre për kontrollin e peshës ose për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve. Përdorimi i tyre, sipas OBSH-së, “nuk sjell ndonjë përfitim afatgjatë në reduktimin e yndyrës së trupit tek të rriturit ose fëmijët”, ndërsa mund të çojë në ” efekte anësore të mundshme” , “si rritja e rrezikut të diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmëria tek të rriturit”.

Kjo deklaratë e OBSH-së, në pritje të një vendimi përfundimtar, ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të kompanive në këtë sektor, ndërsa onkologët dhe nutricionistët bëjnë thirrje për kujdes. Nga ana e saj, Shoqata Ndërkombëtare e Ëmbëlsuesve deklaron se “ka shqetësime serioze për spekulimet paraprake” mbi opinionin e IARC “të cilat mund të mashtrojnë konsumatorët për sigurinë e aspartamit”, duke nënvizuar se ai është një nga “më të studiuarit gjatë historisë, me mbi 90 agjenci në mbarë botën që i deklarojnë ato të sigurta.”