OBSH: Rritje rekorde të numrit të të infektuarve me koronavirus brenda një dite

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka raportuar rritje rekorde të numrit të të infektuarve me koronavirus brenda një dite, derisa Amerika Veriore dhe ajo Jugore kanë qenë në krye të listës.

Marketing

Kjo Organizatë ka thënë se numri total i rasteve të reja në 24 orët e fundit ka arritur në 183,020, dhe më shumë se gjysma – 116,000 – kanë qenë në territoret amerikane.

Në një raport më të detajuar, është kuptuar se Brazili ka raportuar më së shumti raste, 54,771, Shtetet e Bashkuara kanë qenë të dytat, 36,617, dhe India e treta me 15,400 të infektuar.

Territoret amerikane kanë regjistruar më së shumti të vdekur po ashtu, 219,000, derisa Evropa renditet e dyta me 193,000 viktima, sipas OBSH-së.

Ndërkohë, të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, tregojnë se në nivel global, numri total i të prekurve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, ka arritur në mbi 8.9 milion, përderisa mbi 466,000 prej tyre kanë vdekur.