Oda e mjekëve të Maqedonisë më ashpër e dënon incidentin e fundit në Klinikën e Tetovës. Në orët e paradites sot një prind i pacientit e sulmoi dhe me goditje në kokë e lëndoi mjekun në Repartin për dermatovenerologji.
Oda, siç citohet ka mirëkuptim për problemet shëndetësore të pacientëve dhe me të afërmit e tyre, dhe dënon çfarëdo lloj dhune ndaj personelit mjekësor.
Oda e mjekëve apelon që secili në suaza të ingerencave të tij të përfshihet në mbrojtje nga dhuna ndaj punonjësve shëndetësor dhe bashkëpunëtorëve. Nga Oda e mjekëve konsiderojnë se vetëm mjedis i sigurt në të cilin jepen shërbimet shëndetësore, garanton siguri, mbrojtje shëndetësore cilësore dhe profesionale për pacientët.
Sipas Odës së mjekëve të Maqedonisë, e domosdoshme është dhuna në shëndetësi seriozisht të kuptohet nga ana e udhëheqësve të të gjitha institucioneve shëndetësore.