Zjarri në Straçincë dhe Bërnjancë, janë aktivizuar edhe dy helikopterë

www.richard-seaman.com

Zjarri që ka shpërthyer një ditë më parë në malet e Straçincës dhe Bërnjancës, ka vazhduar të jetë aktiv edhe sot. Ai ka përfshirë 100 hektarë male dhe shkurre, por nuk ka rrezik për banorët.

Marketing

Ekipi i zjarrfikësve – Shkup njofton se linja e gjatësisë së zjarrit ka arritur në 2.5 kilometra nga fshati Staçincë në drejtim të Haraçinës dhe Likovës.

Për shuarjen e zjarrit dje është intervenuar me 5 automjete zjarrfikëse dhe 2 avionë dhe se është arritur që të lokalizohen disa vatra të rëndësishme zjarri, por që ka vende të cilat për zjarrfikësit janë të pamundshme për intervenim.
Gjatë ditës së sotme gjithashtu në teren janë 2 avionë dhe 3 automjete zjarrfikëse, por që ndihma e avionëve përfundon në orën 19 dhe gjatë natës me zjarrin do të luftojnë 3 deri në 5 automjete zjarrfikësve me një ekip prej 10 deri në 15 njerëz. Tereni i papërshtatshëm është problemi më i theksuar me të cilin po përballet Njësiti i zjarrfikësve për të shuar zjarrin në malësinë e Karadakut.