Marrëveshje për bashkëpunimin ndërkombëtare sot në Berlin kanë nënshkruar Oda e noterëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Oda federale e noterëve të Gjermanisë.
Qëllimi i nënshkrimit të marrëveshjes, siç informojnë nga Oda e noterëve, është vendosja e bazës për këmbime të ardhshme midis dy institucioneve me obligim për ndarjen e informacioneve , organizim të projekteve të përbashkëta, veçanërisht ato të cilët kanë të bëjnë me trajnimin profesional, ngjarjet juridike dhe digjitalizimin.
Marrëveshjen e nënshrkuan kryetari i Odës së noterëve të Maqedonisë së Veriut, Vasil Kuzmanoski dhe këshilltari juridik i Odës gjermane federale të noterëve, Riçard Bok.
Odat e noterëve, thuhet në kumtesë, me vite bashkëpunojnë për avancimin e cilësisë në fushën e drejtësisë parandaluese në Maqedoninë e Veriut dhe në tërë rajonin, përmes mbajtjes dhe pranisë në ngjarje dhe takime me fokus të veçantë në ngjarjet juridike, trajnimet profesionale, barazinë gjinore dhe sfidat e digjitalizimit në noteriat përmes projekteve të organizuara nga ana e Agjencisë gjermane për zhvillim (GIZ) dhe Fondacionit gjerman për bashkëpunim juridik ndërkombëtar (IRZ).
Në nënshkrim përveç delegacionit nga Oda e noterëve të Repuzblikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga kryetari Vasil Kuzmanoski dhe anëtares së Këshillit drejtues Anita Adamçeska, morën pjesë edhe përfaqësuesi nga Ministria e Drejtësisë, këshilltari shtetëror Lubica Karamandi Poçevski dhe ambasadori i vendit në Berlin, Ramadan Nazifi.