Oda e Noterëve kundërshton uljen e çmimeve

Oda e Noterëve kundërshton abrogimin e rregullores së re mbi bazën e të cilës çmimet për shërbimet noteriale rriten për 10-fish. Sipas tyre, ky akt nënligjor nuk është miratuar fshehurazi dhe pa konsultime, shkruan Alsat.

Marketing

Nën arsyet e tyre pse duhen rritur çmimet e shërbimeve, ata theksojnë inflacionin dhe rritjen e rrogave. Oda vlerëson se me abrogimin e rregullores nuk zgjidhen problemet e noterëve dhe të qytetarëve.

“Tarifa noteriale jo vetëm që nuk e ndjek tendencën e rritjeve të rrogave, shpenzimeve jetësore, rritjen e inflacionit dhe vlerën e punës juridike, por në të kundërt, në 25 vitet e fundit, ajo është zvogëluar në vitit 2010, 2016 dhe 2019. Në të ka ndikuar edhe fakti se nga miratimi i aktit noterial janë miratuar edhe disa ligje të cilat i kanë ngarkuar kompetencat e noterëve, që për ne nënkupton punësime të reja, ndërsa tarifat sa kanë shkuar e janë zvogëluar”, thonë nga Oda e Noterëve të Maqedonisë së Veriut.

Rregullorja e re u miratua nga Qeveria në shkurt të vitit 2024. Në Gazetën Zyrtare është publikuar në numrin 125 më 12 qershor me kategorizimin “Tarifa noteriale”. Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov një ditë më parë njoftoi abrogimin e këtij vendimi, si i marrë pa konsultime.

“Para se të largohej nga funksioni ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka marrë vendim mbi bazën e të cilit nga 1 shtatori shërbimet noteriale do të rriteshin për 10 herë. E përsëris për 10 herë”, thotw Igor Fillkov, Ministër i Drejtësisë.

Sipas rregullores së re, shërbimet noteriale nga 400 denarë do të rriteshin në 1300 denarë, ndërsa shërbimet për shuma më të mëdha parashikonin rritje deri në 10-fish të shumës që ishte miratuar në 2019 nga ish-ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.