Oda Ekonomike e Maqedonisë sot publikisht e përshëndeti miratimin e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve dhe tha se vetëm me ndihmën shtetërore për kompanitë e mëdha të suksesshme mund të rritet numri i prodhimeve konkurruese, me orientim eksportues që do ta lëvizin ekonominë.
Oda Ekonomike, siç u tha në konferencën për media, do t’i vizitojë kompanitë që do të marrin para në pajtim me ligjin që të apelojë në zbatimin e tij konsekuent, por edhe do ta promovojë nevojën nga investimet shtesë nga ana e shtetit në sektorin e biznesit.
“Ligji konfirmon se ekziston dialog dhe partneritet publiko-privat. Në të janë të inkorporuara të gjitha sugjerimet tona, të definuara që prej para dhjetë viteve. Vetëm përmes ndihmës shtetërore në biznes, mund të rritet numri i prodhimeve industriale me përparësi konkurruese”, theksoi Aneta Trajkovska nga Oda Ekonomike.
Oda Ekonomike në konferencën për media e shpërndau broshurën “Është koha për ndryshimin e modelit për zhvillim ekonomik”, e përpiluar prej para 10 vjetëve dhe në të cilën”, siç theksoi Trajkovska mes tjerash përfshihen edhe propozime të bashkësisë së biznesit që tashmë janë pjesë e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve.