Oda Ekonomike: Mungojnë kamerierë, recepsionistë e kuzhinierë

Edhe pse punëdhënësit kanë paraqitur shifra prej vetëm 400 të punësuarish të lëshuar nga puna për shkak të pandemisë, statistikat zyrtare tregojnë se numri i punëtorëve në industrinë e hotelerisë është zvogëluar ndjeshëm. Aktualisht hoteleria dhe turizmi ka mungesë të 50 -80 % të stafit profesionist në varësi të objektit, kryesisht kamerierë, recepsionistë, kuzhinierë dhe ndihmës kuzhinierë, tregojnë rezultatet e një sondazhi të brendshëm të Dhomës së Tregtisë. Për shkak të krizës disa nga të punësuarit ndryshuan profesionin e tyre, u bënë suvatues, instalues apo taksistë për të mbijetuar.

Marketing

“Pasiguria ishte faktori kryesor për vendime të tilla. Për shkak të krizës, hotelet kryesisht në zonat urbane, veçanërisht në Shkup dhe qytete të tjera në vend që nuk janë qendra klasike turistike, u mbyllën plotësisht dhe rënia e xhiros ishte mbi 85 për qind. Për shkak të numrit të madh të punëtorëve që u larguan, ata nuk mund të ushtronin as të drejtën për të paguar kontributet për tre muajt e fundit të vitit 2020.”,- tha kryetarja e Shoqatës së Hotelierëve dhe Turizmit – Oda Ekonomike, Ana Tanevska Gjorgjievska.

Humbja e çdo punëtori të kualifikuar do të thotë tre vjet të reja përpjekje për të krijuar një profesionist të ri. Oda ka përgatitur katër programe për trajnim dy-mujor për rikualifikim dhe trajnim shtesë për nevojat e stafit të hotelerive, ëmbëltoreve, për kuzhinierë, bukëpjekës dhe kamerierë.

“Sfida e krijimit të vendeve të reja të punës është zëvendësuar përfundimisht me sfidën se si të mbahen ato ekzistuese dhe përfundimisht të plotësohen vendet e lira të punës me stafin e duhur Me një trajnim, 50 deri në 100 persona mund të rikualifikohen dhe nëse ka interes, mund të krijohen më shumë trajnime në përputhje me nevojat e kompanive.”,- theksoi Daniela Mihajlovska Vasilevska-Oda Ekonomike.

Nga Oda thonë se këtij sektori i duhet ndihmë para fillimit të sezonit të ri turistik por mbështetja nga pako e pestë, ende nuk është realizuar. Projekti ” Edukimi për Punësim”, mbështetet nga Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Marketing