Oda mjekësore e pakënaqur nga rritja e pagave në shëndetësi

Këshilli ekzekutiv (KE) i Odës mjekësore të Maqedonisë (OMM) mendon se rritja e padrejtë e pagave në shëndetësinë publike është e pjesshme dhe shkakton ndarje të panevojshme dhe konfrontime tek kolegët. Kërkon të korrigjohet përqindja e rritjes së pagave të mjekëve me të cilën mendon se duhet të përfshihen edhe mjekët amë.

Marketing

Nga KE-ja e OMM-së sot kumtuan se janë të pakënaqur nga marrëveshja për përcaktimin e pagës më të ulët në sektorin publik shëndetësor të nënshkruar nga Sindikata e pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale dhe Ministria e Shëndetësisë me të cilën vlera e pikës rritet për 5 për qind.

Në reagimin pas nënshkrimit, KE-ja e OMM-së thekson se vlera e rritjes së pikës është më shumë se e thjeshtë dhe nuk është në harmonizim me vlerën e rritjes për të cilat kanë biseduar sindikatat (Sindikata e pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale dhe Sindikata e qendrës klinike dhe Oda ekonomike).

“Duke e pasur parasysh mosrespektimin e tillë të dakorduar rreth rritjes së pagave në shëndetësi e cila në bisedimet u përcaktua në rreth 15 për qind për vitin 2018, Këshilli ekzekutiv mendon se sindikatat dhe organet e tyre në afat sa më të shkurtër të mundshëm duhet të investojnë përpjekje dhe të korrigjohet për qindja e rritjes së pagave të mjekëve dhe në të kundërtën ato duhet të parashtrojnë përgjegjësi morale”, thuhet në kumtesë.

Me korrigjimin, siç konsideron KE-ja e OMM-së duhet të përfshihen mjekët amë, ndërsa rritjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe për t’iu referuar sistemit shëndetësor në tërësi.

Marketing