Nga një nëntori i këtij viti, do të fillojë me punë Shkolla për ndërtimin e kuadrove në fushën e eksportit me qëllim-formimin e institutit për eksport, njoftuan nga Këshilli për Promovimin e Arsimit të Lartë të Odës Ekonomike. Kuadrot do të pajisen me njohuri të reja për menaxhim dhe profesione të tjera, sipas standardeve evropiane.
“Me këtë koncept, ne ndihmojmë ekonominë dhe ky model nuk është zëvendësim i arsimit të lartë formal, por do të përpiqet përmes trajnimit praktik të krijojë drejtues, të rrisë aftësitë për të bërë biznes dhe për herë të parë, koncepti përfshin start-up-et që do të mbështeten nga aftësitë mësimore, dhe nga financimi i ideve të mira që lidhen me forumet e investitorëve.”,- tha kryetarja e OEM-së, Jelisaveta Georgieva Jovevska.
“Faktorët kryesor përmes të cilëve duhet të bazohet zhvillimi në ekonominë e Maqedonisë në periudhën e ardhshme – është eksporti, mirë-menaxhimi dhe dhënia shtysë e bizneseve të vogla, të mesme dhe atyre fillestare, të cilat duhet të jenë të kyçura në zinxhirët e kompanive të mëdha.”,- theksoi kryetari i Këshillit, Gligor Bishev.
Për jetësimin e këtij modeli tash më janë zhvilluar edhe tre programe me modele të veçanta që do të realizojnë qëllimet e përcaktuara.