OEMVP fiton betejën, Gjykata Kushtetuese anuloi ligjin për tatimin solidar

Sot, Gjykata Kushtetuese, solli vendim në favor të OEMVP-së, lëndë ankimuese, të cilën edhe zyrtarisht Oda e dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese me datë 25.10.2023.

Marketing

Në konferencë për shtyp, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z.Darko Kostadinoski, u shpreh se kompanitë kanë afat deri në 5 vite, të kërkojnë që tu kthehen paratë, në rast se u është bërë padrejtësi.

OEMVP që në përgatitjet dhe miratimin e këtij ligji, ishte kategorike se e njëjta është kundër kushtetuese dhe me partnerët e saj “Lansky, Ganzger, Zeqiri + Partner Skopje”, dolën fitimtarë duke i mbrojtur si asnjëherë më parë, interesat e biznesit vendor dhe të anëtarësisë së saj.

Kryetari i OEMVP-së, z. Mendi Qyra, për të njëjtën vlerëson se, kjo është fitore e së vërtetës, dhe dëshmi për atë se, biznesi ka një mbrojtje të fuqishme karshi padrejtësive të cilat ndonjëherë u bëhen në vendin tonë.

OEMVP për më tepër se një vit, në të gjitha paraqitjet në media, ka kritikuar ashpër këtë ligj dhe ka bërë thirrje për sensibilizimin e të gjithë akterëve, me qëllim të parandalimit të penalizimit në mënyrë retroaktive të bizneseve dhe qytetarëve.