Oficeri i Maqedonisë nuk është infektuar me llojin e Afrikës së Jugut

Oficeri i Maqedonisë i cili është sjellë nga Afrika nuk është infektuar me llojin e Afrikës së Jugut të koronavirusit, por tek ai është detektuar lloji i Nigerisë.

Marketing

Sipas analizave të ASHAM-it, te oficeri është detektuar lloji i Nigerisë, edhe pse të dyja llojet kanë shumë ngjashmëri, por megjithatë nuk bëhet fjalë për të njëjtin lloj.

Lloji i Nigerisë gjithashtu është shumë i shpeshtë në vendet afrikane, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Prej atje, bëjnë me dije se pacienti në fjalë është në fazë shërimi.

Marketing