Ballina Lajme Maqedoni Ofruan pasurinë 850 mijë euro si garanci, vëllezërit Useini do të mbrohen...

Ofruan pasurinë 850 mijë euro si garanci, vëllezërit Useini do të mbrohen në liri

Nefi Useini dhe vëllai i tij janë liruar nga paraburgimi. Gjykata e Ohrit konfirmoi zyrtarisht se dy vëllezërit do të mbrohen në  liri pasi iu pranua garancia e dhënë në pasuri të paluajtshme të vlerësuar në 850 mijë euro.

Marketing

Prokuroria dha mendim pozitiv dhe këshilli penal i gjykatës së Ohrit dje pranoi garancinë. Biznesi i dy vëllezërve është vënë nën hipotekë. Së shpejti duhet të mbahet edhe gjykimi për akuzën për dhunë me të cilën ata ngarkohen.

Fillimisht kaucioni prej 30 mijë eurosh i ofruar nga dy vëllezërit, edhe pse paraprakisht u pranua nga Gjykata e Ohrit, u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit në Manastir.

Exit mobile version