OH “El Hilal” me aksion, pajisje shkollore për 500 nxënës

OH “El Hilal” e përfundoi aksionin “Çanta dhe pajisje shkollore për nxënësit nevojtarë”. Ky projekt, si aktivitet i rregullt programor, sivjet u zhvillua me moton “Gëzo edhe ti një fëmijë”. Në kuadër të këtij aksioni Komisioni Qendror i formuar për realizimin e këtij projekti në bashkëpunim me degët kryesore të Organizatës grumbulluan mjete financiare për blerjen e çantave dhe pajisjeve të nevojshme shkollore për gjithsej 500 nxënës.
Dega e Kërçovës, Sarajit dhe në nga qendra e Organizatës janë siguruar nga 100 komplete ndërsa Gostivari ka blerë 50 çanta me komplet pajisje. Komisioni vendosi që pajisjet te shperndahen edhe në Çair, Tetovë dhe në Vinicë të Maqedonisë Lindore, ku gjithashtu pati jehonë ky aksion me kontributin e bamirësve. Përveç kësaj, dega e Shkupit në Çair shpërndau edhe 1000 fletore për 150 nxënës të tri shkollave fillore të kësaj komune.
Aksioni u mbyll me vizitën e udhëheqësve të “El Hilal”-it në rajonin e Malit të Thatë, ku në prezencë edhe të aktivistëve të degës së Tetovës në fshatrat Sallarevë dhe Merovë u ndanë dyzet komplete për nxënësit e kësaj ane.

Marketing
Marketing