OH “El Hilal”, mish kurbani për mbi 2.500 persona

OH “El Hilal”, sot pas dreke me sukses e përfundoi aksionin humanitar të ndërmarrë me rastin e festës së sakrificës dhe solidaritetit, Kurban Bajramit. Pas mbledhjes së autorizimeve për therjen e kurbanëve nga individë të vendit tonë dhe të bashkatdhetarëve tanë nga diaspora, Komisioni qendror, në koordinim me degët kryesore hartoi planin për shpërndarjen e mishit të kurbanëve. Në punktet, në Sellcë të Tetovës dhe Studeniçan të Shkupit u bë therrja e kurbanëve. Në Sellcë u orginuzua edhe duaja për nijetin e kurbanëve nga hoxhë Ali Sadiku, sekretar i Organizatës, ku mori pjesë edhe kryetari Behixhudin Shehapi, anëtarët e Komisionit të kurbanëve dhe kryetari i degës së Gostivarit, Salajdin Zhupani.

Marketing

Nga bamirësit e vendit dhe qendrat në diasporë janë grumbulluar rreth 800 kurbanë, që do të thotë se me mish kurbani në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kerçovë, Veles, Ohër dhe Prilep janë ndarë mbi 2.500 pako. Numër që simbolizon një aktivitet të bollshëm dhe të suksesshëm të “El Hilal”-it falë bamirësve të cilët ia besuan kurbanin e tyre El hilalit-it. Falënderim i veçantë për mërgimtarët dhe shoqatat nga Australia, Turqia, Zvicra, SHBA-të dhe Gjermania të cilët kontribuuan që ky aktivitet të përfundojë me sukses dhe të vijë në shprehje solidariteti ndërvëllezëror.

Marketing