Ohër promovimi i konceptit për operator të autorizuar ekonomik

Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë sot në Ohër organizon promovimin e konceptit për Operator të Autorizuar Ekonomik (OAE) në Republikën e Maqedonisë dhe rëndësinë e tij për operatorë ekonomik.

Marketing

Promovimi është organizuar në bashkëpunim me Projektin e USAID-it për rritje ekonomike rajonale (USAID Regional Economic Growth Project – REG).

Nga Dogana vlerësojnë se koncepti i OAE është mjaft interesant dhe mundet në mënyrë të konsiderueshme të kontribuojë drejt thjeshtimit dhe përshpejtimit të procedurave doganore dhe lehtësimit të tregtisë.

Marketing