Një grua e moshës së mesme, sot pasdite rreth orës 17:00 është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj familjare në fshatin e Ohrit, Vellogozhdë.
Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski e konfirmoi informatën për rastin, me sqarim të shkurtë se ekipe policore, në prani të prokurorit publik po kryejnë ekspertizë në vendin e ngjarjes, pa dhënë me atë rast hollësi rreth incidentit, as për shkaqet e vdekjes së shkaktuar.
Informatat e para japin indikacione për vrasje, me ç’rast gruaja, përndryshe nënë e dy fëmijëve, është gjetur e vdekur në qese najloni në kokë. Bëhet fjalë për B.P. (41).