Ohri kërkon ndalesë për hyrje nga qytetet e tjera

Shtabi i Krizave në Komunën e Ohrit kërkon nga Qeveria që ta shqyrtojë mundësinë e ndalesës për hyrjen e banorëve nga komunat e tjera në këtë qytet. Përveç kësaj, kërkohet të rritet kontrolli për hyrje dhe dalje nga qyteti i banorëve të Ohrit. Autoritetet lokale kanë frikë nga turmat gjatë festave të Pashkëve javën e ardhshme.

Marketing

“Kjo masë është e patjetërsueshme pak para festave të Pashkëve në mënyrë që të zvogëlohet, pra të parandalohet vizita e qytetit për qëllime turistike, fetare dhe rekreative. Kërkesa bazohet në faktin se në Ohër dhe vendbanimet bregdetare përreth ka një numër të madh të apartamenteve dhe shtëpi, pronarët e të cilave gjatë festave të Pashkëve dhe festës së një majit i përdorin për pushime gjatë fundjavës”, thonë nga Komuna e Ohrit.