OKB-ja kritikon Izraelin për vrasjen e palestinezëve

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Raad Al-Hussein bëri të ditur se kushtet e jetës së palestinezëve janë në gjendje të rëndë dhe të pamjaftueshme për shkak të rrethimit të Izraelit.

Marketing

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) kritikoi Izraelin për vrasjen e palestinezëve gjatë protestave të “Marshimit të Kthimit të Madh” të organizuara në kufirin me Rripin e Gazës.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Raad Al-Hussein në një video mesazh të dërguar në Komitetin për Ushtrimin e të Drejtave të Patjetërsueshme të Popullit Palestinez tha se gjatë muajve të fundit gjendja në Gazë “është përshkallëzuar në mënyrë dramatike dhe se kjo gjendje shkakton një kërcënim potencial ndaj paqes të një rajoni më të gjerë”.

Hussein shprehu shqetësimin për vrasjen e protestuesve palestinezë nga ushtarët izraelitë duke thënë se kjo është një “hamendje”, ndërsa shtoi se kushtet e jetës së palestinezëve janë në gjendje të rëndë dhe të pamjaftueshme për shkak të rrethimit të Izraelit.

Që nga 30 marsi e deri më sot palestinezët në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshimi i Kthimit të Madh”.

Ndërkaq ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba luftarak ndaj palestinezëve, të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që zbatohet nga viti 2006 e këtej”.

Si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelitë në protestat paqësore të mbajtura që nga 30 marsi e deri më tani në Rripin e Gazës, më shumë se 140 palestinezë kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.

Në mesin e dëshmorëve palestinezë janë edhe dy gazetarë dhe 2 punonjës të shëndetësisë.

Marketing