OKB, mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit për Libinë

Këshilli i sigurimit në OKB do të mblidhet sot në urgjencë për Libinë pas vdekjes së 44 emigrantëve për shkak të një bombardimi ajror një ditë më parë kundër një qendre burgimi pranë Tripolit, sipas burimeve diplomatike.

Marketing

“Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe është futur në program me iniciativë të Perusë, që ka presidencën e Këshillit të Sigurimit për muajin korrik”, sipas të njëjtave burime.

Që prej fillimit të një ofensive në muajin prill nga marshalli Khalifa Haftar për të marrë Tripolin, ku qëndron Qeveria e Unionit Kombëtar (GNA) e Fayez al Sarraj, që njihet gjithashtu nga komuniteti ndërkombëtar, Këshilli i Sigurimit ende nuk ka gjetur një marrëveshje për një rezolutë që të kërkojë një armëpushim në Libi.