OKB: Më shumë se një e katërta e popullsisë nuk ka qasje në ujë të pijshëm

Pak më shumë se një e katërta, ose 26 për qind e popullsisë së botës nuk ka akses në ujë të pijshëm të pastër dhe madje 46 për qind e popullsisë nuk ka akses në nevojat bazë sanitare, sipas një raporti të OKB-së, raportoi sot AP.

Marketing

Raporti vjetor i OKB-së për ujin rendit gjithashtu hapat që duhet të ndërmerren për të përmbushur qëllimin e OKB-së që e gjithë popullata të ketë akses në ujë të pijshëm dhe kanalizime bazë deri në vitin 2030. Redaktori i raportit, Richard Connor, deklaroi se për të përmbushur këtë objektiv duhen një trilion dollarë në vit.

Ai shtoi se është po aq e rëndësishme krijimi i partneriteteve me investitorët, financuesit dhe komunitetet që luftojnë ndryshimet klimatike, për të siguruar që paratë e investuara të kontribuojnë në sjelljen e ujit për dy miliardë njerëz që nuk kanë akses, si dhe kanalizime për 3,6 miliardë njerëzit që kanë nevojë për të./Euronews Albania