OKB: Myslimanët Rohingya përballen me “kërcënim serioz” nëse kthehen në Mianmar

Udhëheqësja e Agjencisë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Michelle Bachelet i ka bërë thirrje Bangladeshit që të ndalojë planet për të riatdhesuar 2,200 myslimanë Rohingya në Mianmar, duke paralajmëruar se jeta e tyre mund të jetë “në rrezik të madh”.

Marketing

Ajo ka thënë se kthimi i dhunshëm apo dëbimi i refugjatëve dhe azilkërkuesve në shtëpitë e tyre, do të shkelte ligjin ndërkombëtar, i cili ndalon kthimin e personave në një vend ku ata mund të përballen me kërcënim të persekutimit.
Më shumë se 700,000 myslimanë Rohingya janë nisur drejt Bangladeshit, pas sulmeve të forcave të sigurisë së Mianmarit në gusht të vitit 2017, ka raportuar OKB-ja.

Të dyja shtetet janë pajtuar më 30 tetor që të nisin kthimin e refugjatëve në Mianmar në mes të muajit nëntor.
Më herët gjatë ditës së martë, një zyrtar i lartë i kësaj agjencie, Volker Turk ka thënë se ende nuk janë krijuar kushtet adekuate në shtetin Rakhine ashtu që të kthehen refugjatët, duke përmendur mungesën e të drejtave politike apo atë të shtetësisë.

“Ne jemi dëshimitarë të shqetësimeve që kanë refugjatët Rohingya në Bangladesh, disa prej të cilëve mund të kthehen në Mianmar pa dëshirën e tyre”, ka thënë Bachelet në një deklaratë, duke shtuar se dy burra kanë tetuar të kryejnë vetëvrasje.