Brendi OKTA e hapi pikën e saj të 27 të karburantit në lagjen e Autokomandës. Pika e re e karburantit do të jetë e hapur 24/7, ndërsa në të do të ketë supermarket, autolarje, dhe restorant. Përfaqësuesit e OKTA-s theksuan se pika e karburantit do të ofrojë karburant të cilësisë së lartë. Pika e re e karburantit OKTA është e pajisur me katër pompa bashkëkohore.
Sot familja OKTA u pasurua me anëtaren e saj të 27. Me dizajnin e mrekullueshëm dhe teknologjinë inovative, kjo pikë e karburantit menjëherë do të shndërrohet në një simbol të njohur të qytetit të Shkupit. Tani, klientët tanë mund të gjejnë gjithçka në një vend, karburant me cilësi të lartë, shërbime të shkëlqyeshme, autolarje, minimarket dhe zinxhirin e njohur botëror të ushqimit – tha Janis Gerulanos, Drejtor ekzekutiv i OKTA-s.