Olimpiada, përmirësohet situata e Covid-19

Numri i spektatorëve në Lojërat Olimpike Dimërore pritet të pësojë rritje në ditët e ardhshme. Komiteti Organizativ i Pekinit nuk specifikon se sa do të jetë shtesa e spektatorëve që do të shikojnë ngjarjes sportive, gjithsesi situata nën kontroll e pandemisë së Covid-19 po i shtynë që të mendojnë hapjen e dyerve.

Aktualisht, organizatorët kanë mbajtur një numër të kufizuar të tifozëve në aktivitetet sportive, gjithmonë duke ndërmarrë masa të rrepta parandaluese të Covid-19. Të gjithë spektatorëve i kërkohet të bëjnë teste para dhe pas ngjarjeve sportive. Ndërkaq, në impiantet, ata janë të detyruar që të mbajnë maskë dhe doreza.

Marketing