Olisalo: RMV dhe Shqipëria me progress konstruktiv, reformat duhet thelluar më tej

Vendet e Ballkanit Perëndimore duhet të tregojnë më shumë progres në sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit. Bashkëpunimi mes shteteve të rajonit dhe jo vetëm është mekanizmi më i mirë për parandalimin e terrorizmit, ekstremizmit, tregtisë me njerëz dhe armë. Këto ishin konstatimet e forumit të ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimore dhe ministrave të Drejtësisë dhe Policisë. Ministrja e Brendshme e Finlandës vend ky që kryeson me Këshillin e BE-së, Maria Olisalo vlerëson se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë progres, por reformat duhet thelluar më tej.

Marketing

Të gjitha kriteret e anëtarësimit duhet përmbushur, posaçërisht reformat në sundimin e ligjit janë esenciale. Në veçanti duam më shumë progres në lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne e mbështesim hapjen e negociatave me dyja vendet. I vlerësojmë si konstruktive progresin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në çështjet e lartpërmendura”-tha Maria Olisalo, ministre e Punëve të Brendshme, Finlandë.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski vlerëson se efikasiteti i luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit arrihet vetëm me bashkëpunim mes vendeve të rajonit dhe institucioneve ndërkombëtare. Spasovski shton se rrezikun më të madh në vend e paraqet kthimi i pjesëmarrëseve në luftërat e jashtme.

Terrorizmi paraqet rrezik global, posaçërisht kthimi i terroristëve. Për zgjidhjen efikase të çështjeve të theksuara, bashkëpunimi i ngushtë dhe shkëmbimi i të gjitha informacioneve relevante si në sferën e zbulimit ashtu edhe dorëzimin e tyre para drejtësisë. Lufta kundër tregtisë me njerëz, armë dhe drogë ishte njëra ndër temat në të cilat u fokusuam. Nga këtu u pajtuam se aktivitetet tona patjetër duhet të jenë të përbashkëta me qëllim parandalimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale”-pohoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Që lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit, korrupsionit dhe tregtisë me njerëz të jetë efikase, komisioneri evropian Dimitris Avramopoulos thotë se BE-ja duhet t’i afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo të ketë frikë nga anëtarësimi i tyre.

E ardhmja e vetme dhe më e sigurt për të gjithë rajonin është ajo Evropiane, sepse këto vende janë pjesë e Evropës. Dua t’i porosis kolegët e mi nga BE-ja të cilët hezitojnë dhe friken nga ky proces se duhet të kenë më shumë frikë nga e kundërta e këtij procesi dhe largimi nga partnerët tanë më të afërt”-theksoi Dimitris Avramopoulos, komisioner evropian.

Në forumin ministror u bisedua edhe për kontrollet e përbashkëta kufitare, menaxhimin me emigrantë, reformat në gjyqësor, reformat zgjedhore etj.