Olympiacos shkruan historinë, mposht Aston Villan dhe prek finalen e Confernece League

Olympiacos ka shkruar historinë, duke u kualifikuar në finale të Confernece League.

Marketing

Gjiganti grek në gjysmëfinale eliminoi skuadrën e Aston Villas, me rezultat të përgjithshëm 6-2, shkruan IndeksOnline.

Pas fitores në angli javën e kaluar me rezultat 4-2, Olympiacos sonte shënoi fitore para tifozëve vendas me rezultat 2-0.

Ayoub El Kaabi shënoi të dy golat e ndeshjes, në minutat 10-të dhe 81-të, duke shënuar pesë gola në dy ndeshjet gjysëmfinale.

Në finale Olympiacos do të luaj ndaj Fiorentinës, e cila eliminoi Club Brugge.

Ndeshja finale zhvillohet me datë 29 maj, në stadiumin ”Agia Sophia” në Athinë të Greqisë.