“Omicron” mbërrin në Antarktidë, të infektuarit të vaksinuar me dy doza

Varianti Omicron i Covid-19 ka mbërritur deri në Antarktidë. Mediat e huaja raportojnë se disa studiues të stacionit polar belg “Princesha Elisabetë” rezultuan pozitivë, pavarësisht se ishin të vaksinuar plotësisht.

Marketing

Konkretisht nga 25 persona të pranishëm në stacion janë infektuar 2/3 e studiuesve, thuhet në një raport.

Lajmi u raportua nga gazeta belge “Le Soir”, sipas së cilës të gjithë studiuesit kishin marrë të paktën dy doza të vaksinës dhe kishin rezultuar negativ në momentin e nisjes për në bazën polare.

Gjithashtu në artikull thuhet se studiuesit kanë jetuar milje larg qytetërimit.