“One Stop” edhe në Tabanoc

Ministrat e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe Ivica Daçiq nënshkruan sot në Beograd marrëveshje mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar Tabanoc – Preshevë që duhet të mundësojë zbatimin e sistemit “One Stop”.

Marketing

“Me kënaqësinë time të madhe, nënshkruam marrëveshjen në bazë të së cilës dy vendet tona do të kenë kontroll të përbashkët të pikës kufitare Tabanoc-Preshevë, gjë që do të mundësojë transferim dhe rrjedhë më të shpejtë si të mallrave dhe shërbimeve, ashtu edhe të njerëzve në kufirin tonë. Me zbatimin e sistemit, presim që transferimi i njerëzve të dyfishohet, dhe pas nënshkrimit dhe ratifikimit të marrëveshjes, do të jemi në gjendje të fillojmë fazën testuese në aspektin e një zgjidhjeje teknike dhe shpresojmë që para fillimit të sezonit veror do të jemi në gjendje ta vëmë zyrtarisht në funksion dhe të përshpejtojmë rrjedhën e njerëzve”, theksoi ministri Toshkovski.

Toshkovski theksoi se bashkëpunimi i shkëlqyer me policinë serbe në luftën kundër të gjitha llojeve të krimit vazhdon dhe se gjatë këtij sezoni veror do të vazhdojë projekti për shkëmbimin e oficerëve të policisë serbe në Ohër dhe oficerëve të policisë maqedonase në ngjarjet që do të mbahen në Serbi.

Sistemi “One Stop” është zbatuar së fundmi me Kosovën në vendkalimin kufitar Bllacë-Hani i Elezit dhe së shpejti pritet qe ky sistem të pasojë me Republikën e Shqipërisë.