Kontroll i përbashkët kufitarë, por pritjet e udhëtarëve janë sërish të gjata. Në vendkalimin Tabanocë-Preshevë ndonëse prej dy javësh funksionon sistemi “One Stop Shop” vazhdojnë të evidentohen si hyrjet ashtu edhe daljet në të dyja shtetet. Policia kufitare e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë janë në një kabinë, por kontrollet bëhen dyfish. Kjo ka shkaktuar kolona të shumta.
Në pikën e përbashkët kufitare aktualisht po punohet me kapacitet të plotë, ku janë të hapura pesë korsi, por sërish kolonat janë të gjata dhe pritja është jashtë normales. Pengesa kryesore sipas policëve kufitarë të të dyja palëve dhe udhëtarëve është se sportelet janë aq afër njëri-tjetrit sa që kur polici serb kontrollon automjetet, polici maqedonas është në pritje.”
Udhëtarët, të cilët presin në radhë thonë se më mirë ka qenë sistemi i mëparshëm. Pritjet e tyre mesatarisht janë një orë. Ata thonë se kjo është një ditë e zakonshme, kurse gjatë sezonit verorë pas promovimit të “One Stop Shop” pritjet kanë arritur deri më tri orë. (pamjet me telefon te folderi im)
Shumë pritet këtu, nuk ka qenë ide e mirë. Tani presim më shumë radhë se kur ka qenë kufirit të ndara, ja tani unë pres që një orë në kolonë.”
Pritja e parë nga Zvicërra është këtu, në kufijtë tjerë kemi pasur vetëm nga një veturë përpara. Kjo nuk më duket në rregull, për neve që jemi jashtë Maqedonisë duhet të ketë një korsi të veçantë.
“Po mirë është që janë të përbashkët, por mos të ketë pritje në kolona të gjata, supozoj të kursejmë më shumë kohë.”
“Pritja ta shpif, unë jam grek dhe atje janë kufijtë e hapur. Kur kalova Serbinë më thanë të vazhdoj pa më kontrolluar, por këtu në Maqedoni nuk e di se çfarë po ndodhë. Çdo vit që udhëtoj drejt Greqisë, Maqedonia bën problem”, theksuan disa nga udhëtarët e intervistuar.
Pritja në kolonë për të hyrë në Maqedoninë e Veriut, më e bezdisshme është për fëmijët e vegjë.
Të rriturit, nuk durojnë dot pa ndezur cigare. Temperaturat e larta përcëllojnë asfaltin. Qindra automjete që lirojnë dyoksid-karboni e rrisin edhe më tepër vapën.
“Më mirë do të ishte të kontrollohen vetëm hyrjet, njëjtë të ketë nga një kontroll edhe për doganat, mos të jenë dy.”
“Për të rejën nuk ka lidhje, unë mendoj se është përmirësuar por kamionët dhe automjetet tjera të rënda, por për ne udhëtarët janë paraqitur shumë më tepër probleme, më shumë ka pritje.”
“Unë mendoj se nuk është normale pse të jetë i përbashkët, vetëm do të pritet më shumë. Vetëm këtu ka kolona, askund tjetër.”- u shprehën disa nga udhëtarët”
Më 26 Gusht 2019 u promovuan menaxhimi i integruar i kufirit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Dy kryeministrat Zoran Zaev dhe Ana Bernabiq u zotuan se “One Stop Shop” do të lehtësojë kalimet e udhëtarëve dhe mallrave. Në vendkalimin Tabanocë-Preshevë brenda vitit kalojnë qindra mijëra automjete, që përbëjnë pikën më të frekuentuar kufitare të Korridorit 10.
Alsat