‘Onkologjia’, Prokuroria: Informacionet e publikuara janë të gabuara dhe mund të nxisin revoltë te qytetarët

Informacionet e publikuara sot në lidhje me procedurën parahetimore për Klinikën e Onkologjisë janë të gabuara dhe mund të nxisin revoltë te qytetarët, reagoi Prokuroria Publike Themelore.

Marketing

PPTH njoftoi se në kuadër të procedurës parahetimore për lëndën që lidhet me punën e Klinikës së Onkologjisë, me kërkesë prej 13 shtatorit 2023, menjëherë i ka siguruar të gjitha raportet nga mbikëqyret e jashtëzakonshme të realizuara nga Fondi për Sigurim Shëndetësor për punën financiare të Klinikës, për periudhën 1 janar 2015 deri mars 2023.

Potencojnë se nuk bëhet fjalë për dokumente nga informatorë, por për dokumente zyrtare nga organe shtetërore që kanë qasje në hetim.

“Potencojmë se aspak nuk është përpiluar raport që përfshin periudhën deri në gusht 2023. Të gjitha dëshmitë në lëndë janë siguruar dhe tashmë janë lëndë e analizës nga persona profesionistë”, thuhet mes tjerash në njoftim.