“Open Balkan”, në Tiranë vazhdon takimi mes tre liderëve

Sot në Tiranë vijon nënshkrimi i disa marrëveshjeve në kuadër të Ballkanit të Hapur mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuqiç.

Marketing

Sot është paraparë nënshkrimi i marrëveshjeve shumëpalëshe dhe dypalëshe: Marrëveshja për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja për bashkëpunim në veterinë, sigurinë e ushqimit, ushqimin e kafshëve dhe zonën fitosanitare të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja mes Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të kompetencave të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri (AEOS).

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të kompetencave të operatorit të autorizuar ekonomik – siguri (AEOS).

Në takimin e sotëm, përveç liderëve të “Ballkanit të Hapur” , sot online pritet të merr pjesë edhe komisionari i BE-së për zgjerim, Oliver Varhej, Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Emir Xhikiq, drejtor i sekretariatit të CEFTA-s, z. Matej Zakonjshek, drejtor i Komunitetit të Transportit dhe Marko Çadezh, kryetar i Odës së Tregtare –industriale të Serbisë.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme liderët kanë mbajtur një darkë pune në Elbasan, ku në delegacionin e Maqedonisë së Veriut ishte prezent edhe mandatari i ardhshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.