Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat të mbajtur në kuadër të samitit të “Open Balkan” është pyetur nga gazetarët edhe për deklaratat e Lavrov i cili e konsideroi këtë nismë si ruse.
Rama e cilësoi Lavrovin si peshkaqenin në nivelin më të lartë në oqeanin e diplomacisë botërorë të njohur për sarkazma ndërsa theksoi se nëse do të ishte mbështetës i kësaj nisme do të ishte i pranishëm në samit në Ohër.
“Bëhet fjalë për peshkaqenin në nivelin më të lartë në oqeanin e diplomacisë botërorë, i njohur për sarkazma. Shumë peshq kanë rënë në truket e tij. Sepse nëse do të ishte mbështetës i Ballkanit të hapur do të ishte këtu. Ai është mbështetës dhe Shtetet e Bashkuara dhe BE që nuk e duan Ballkanin e Hapur janë këtu. Këtë e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të Mbyllur. Ballkani i Hapur është për njerëzit. Dua të them që të peshkosh në këtë ujin e historisë së marrëdhënieve Ballkani për të dëmtuar procese që janë në thyerje me të shkuarën dhe në ngjitje me të ardhmen është e lehtë, por nuk ka për të funksionuar. Ne nuk kemi pritur që Rusa të sulmojë Ukrainën, për të marrë vesh që Serbia ka marrëdhënie të veçantë me Rusinë. As nuk na ka penguar dhe as nuk na pengon kjo histori. Ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë që të ndërtojmë një histori”, tha Rama.