Policia sot rreth orës 17:00 ka filluar një operacion anti-drogë në Tetovë. Sipas informacioneve të para janë sekuestruar rreth 22 kg drogë. Operacioni është zhvilluar në bulevardin kryesor të qytetit të Tetovës. Droga është gjetur në një makinë të tipit Mercedes me targa të qytetit të Shkupit në të cilën ishin prezent disa persona nga Dibra.
Për momentin janë arrestuar dy persona nga Dibra, njëri prej tyre shofer i makinës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të ketë më shumë persona të përfshirë. Mësohet se droga është e tipit marihuanë, ndërsa ende nuk dihet se prej nga ka ardhur dhe me çfarë qëllimi është futur në makinë. I gjithë departamenti i policisë është përfshirë në aksion, ndërsa policia për disa minuta arritur të përfundoj në mënyrë efikase aksionin.
“Sot rreth orës 17:15 në rrugën “Ilindensa” përballë restorantit “Bos” në Tetovë, gjatë kontrollit të makinës Mercedes me targa të Shkupit, e cila po drejtohej nga A.D. (21) nga Shkupi është gjetur një qese e bardhë me rreth 20 kg marihuanë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.