Operacionet e policisë me shënjestër ‘eskortat’, këta janë të arrestuarit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2024 kanë trajtuar rastet që lidhen me dukurinë e njohur si “Escorta”.

Marketing

Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë tërë vitit, lidhur me këtë dukuri, nën dyshimin për përfshirje në veprimtarinë “Marrie me prostitucion’, policia ka trajtuar 22 raste.

“Gjatë trajtimit të këtyre rasteve, hetuesit policorë kanë identifikuar 50 persona të dyshuar (26 femra dhe 24 meshkuj). Kurse, sa i përket shtetësisë, personat e dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari janë: 12 femra shtetase të Kolumbisë, 10 femra shtetase të Venezuelës, 2 femra shtetase të Perusë, 1 femër shtetase e Turqisë, 1 femër shtetase e Ukrainës dhe 24 meshkuj shtetas kosovarë”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, thuhet se gjykata personat në fjalë i ka gjobitur me të holla, ndër për shtetaset e huaja ka dhënë urdhrin e dëbimit dhe ndalesën për të hyrë në Kosovë për tri vjet.

“Të gjitha këto raste janë referuar Gjykatave Themelore (Departamenti për Kundërvajtje), ku personat e përfshirë (femra dhe meshkuj) janë dënuar nga gjykatat me gjoba në të holla, ndërsa shtetaseve të huaja nga gjykata u është lëshuar masa plotësuese Urdhër-Dëbim nga territori i Republikës së Kosovës dhe ndalesa e hyrjes prej 3 vite në vendin tonë. Të gjitha këto raste, për realizimin e masës Urdhër-Dëbim sipas kompetencës është marrë Policia Kufitare”.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim: “mbetet e përkushtuar të vazhdojë, të hetojë e të merr masa parandaluese ndaj kësaj dukurie dhe rasteve tjera kundër ligjore”.

Marketing